Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është diskutimi për 2 raporte dhe një pr/ligj.
Në Kuvend do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Medieve Audiovizive për vitin 2021.Gjithashtu sot pritet të diskutohet raport i veprimtarisë të Institutit të Statistikave për vitin 2021.
Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI