Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga një bujtinë e re në Përmet, e cila është mbështetur me fonde përmes programeve të AZHBR-së.“Buzë malit Dhëmbel, zhytur në natyrën e mrekullueshme të Përmetit, kjo bujtinë e bukur është nga të shumtat investime familjare në Shqipëri, të cilat kanë marrë mbështetjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.“

Bujtina “Xhako” ofron më të mirën përmetare jo vetëm me mikpritjen e kuzhinën e shkëlqyer, po edhe me atraksione të shumta turistike rrotull, siç janë banjat termale të Bënjës, Parku Kombëtar Hotovë-Dangëlli, raftingu në rrjedhën e lumit Vjosë, Teqeja e Alipostivanit, e shumë të tjera që mund t’i zbuloni vetë”, u shpreh Rama në postim.


Përmeti është ndër zonat më të vizituara të vendit pasi natyrës së bukur i shtohet dhe mikpritja dhe gatimet tradicionale.Përmeti përshkohet nga lumi Vjosë, i cili krijon një luginë shumë të bukur dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të veçantë. Nuk mungojnë parqet me një interes të madh natyror, si Bredhi i Hotovës dhe burime termale me ujë sulfurik në luginën e Langaricës, të cilat formojnë pishina natyrale dhe të përdorshme.


Gjithashtu janë të shumta monumentet me interes të madh historik, ndër të cilat numërohen shumë kisha, manastire të periudhës bizantine, rrënoja arkeologjike etj. Një tjetër aspekt që e bën të famshme këtë luginë janë dhe produktet tipike agroushqimore dhe me një kualitet të lartë të zonës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri