U lirohua nga privimi i lirisë ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë , Andri Dhima.
Ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, tani do te kete nje arrest me te lehte.
Burime zyrtare thane se ka qene gjyqtari Fatmir Ndreu që e ndryshoi masën e sigurisë për Dhiimën, nga “Arrest ne burg” në “Arrest në shtëpi”.
Seanca u zhvillua nje dkte me pare në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj.
Dhima, 34-vjeç u arrestua në 24 mars pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” në kuadër të operacionit “Heshtja 2”.
Dhima ka qene edhe anetar i Keshillit Bashkiak te Sarandes, ne grupin e keshilltareve socialiste.
Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njejtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtaret e ASHK Sarandë, Saimir Braho, Erliton Ymeri, Vasil Lango, ndërsa në kërkim është ish-Drejtoresha Kozeta Statha.
Pas denoncimit ne emisionin investigativ “Stop”, i arrestuari i fundit nga instirucioni i shumëpërfolur i Kadastres (ASHK) Sarande, eshtë Laert Pasha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI