SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG: Turistë zvicerianë vizitojnë Bredhin e Hotovës

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj.Ky park ofron peizazhe fantastike natyrore, kanione të mahnitshme, fshatra karakteristike me kulturë dhe histori të lashtë.

Administrata e Zonës së Mbrojtur Gjirokastër bën të ditur se ditët e fundit një grup turistësh nga Zvicra vizituan këtë park, ku u mahnitën me bukuritë e tij. Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” tashmë një destinacion për vizitorët dhe turistët e rajonit të tonë. Pak kilometra nga qyteti i Përmetit, ky park mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore.

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas, ky Park Kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.

Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me bredh maqedonas.///

error: