E mërkura e 25 majit ishte një ditë feste për të gjithë Shqipërinë.
Finalja e parë dhe historike e UEFA Conference League, mes Romës dhe Feyenoord-it që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë e vendosi vendin tonë në qendër të opinionit publik evropian e botëror për disa javë.
Organizimi perfekt dhe i detajuar i kësaj finaleje nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF-në dhe të gjitha institucionet e vendit kulmoi mbrëmjen e djeshme me triumfin e Romës, që fitoi edicionin e parë të UECL, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Feyenoord.
Mediet italiane i kanë bërë jehonë fitores së verdhekuqve dje në Tiranë, me tituj të ndryshëm, që nga prestigjiozja La Gazzetta dello Sport, te Corriere Dello Sport e TuttoSport. Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar, 155 vende nga e gjithë bota e transmetuan këtë ndeshje drejtpërdrejtë.
Një sukses i padiskutueshëm ky për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë finale, që ia dolën të zhvillonin një ndeshje finale të tillë, për herë të parë në historinë e vendit, por edhe për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI