Efektivë të Forcave të Armatosura ndërhynë sot për pastrimin e territorit në Ksamil.

Aksioni i pastrimit është përqendruar tashmë në zonat bregdetare, ku përveç strukturave vendore janë angazhuar edhe efektivë të FA-së.

“Me angazhimin e mjeteve dhe efektivëve të Forcave të Armatosura ndërhymë në disa vatra të nxehta mbetjesh urbane në Ksamil”, thuhet në një njoftim të bashkisë së Sarandës.

Bashkia e Sarandës paralajmëroi se kushdo që ndot ambientin do të ketë penalitete.
“Ksamili është i të gjithëve dhe duhet të kujdesemi për ta mbajtur pastër”, është apeli i bashkisë së Sarandës.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi