Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera herës deri të dendura. Vranësirat e dendura më tepër do jenë prezente në relievet e larta malore në lindje të territorit.
Përgjatë relieveve të larta malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do fryjë në drejtimin juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-9 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/34 | Re diell |
| Kukës | 17/33 | Re diell shi rrufe |
| Lezhë | 18/33 | Re diell |
| Dibër | 16/32 | Re diell shi rrufe |
| Durrës | 20/32 | Re diell |
| Tiranë | 21/35 | Re diell |
| Elbasan | 20/35 | Re diell shi rrufe |
| Berat | 17/35 | Re diell |
| Vlorë | 21/34 | Re diell |
| Korçë | 18/31 | Re diell shi rrufe |
| Gjirokastër | 16/35 | Re diell shi rrufe |
| Sarandë | 17/32 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI