Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt, i cili ka thirrur në një mbledhje grupin parlamentar. Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër apo autoritet, përveç atij që i jep Rama.
“Përveç autoritetet që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama”, tha Berisha për gazetarët.
Ish-kryeministri komentoi edhe debatet për votën e emigrantëve, duke thënë se ajo që konsideron Rama që vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë të jetë zonë e veçante elektorale është fyerje që i bëhet diasporës, duke e paralajmëruar se do përballet me rezistencë të madhe.
“Por meqë jam këtu dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsideritimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale, e paralajmëroj këtu që mos të luaje me të drejtën dhe lirinë e shqiptarëve që janë në të katërt anën e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës, Sot teknologjia online e bën 100% të mundshme. Cdo përpjeke e Ramës që shprehur përmes veglës së tij Alibeaj është një përpjekje anti demokratike dhe anti shqiptare. Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët. Do të hase kjo në një rezistencë të madhe”, u shpreh Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI