Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do jenë më tepër prezente në relievet e larta malore në lindje të territorit.
Përgjatë relieve të larta malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mot parashikohet i nxehtë.
Era do të fryjë në drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtës 7-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | Re diell |
| Kukës | 17/28 | Re diell shi rrufe |
| Lezhë | 17/33 | Re diell |
| Dibër | 16/27 | Re diell shi rrufe |
| Durrës | 19/33 | Re diell |
| Tiranë | 21/34 | Re diell |
| Elbasan | 21/35 | Re diell shi rrufe |
| Berat | 15/33 | Re diell |
| Vlorë | 21/34 | Re diell |
| Korçë | 15/28 | Re diell shi rrufe |
| Gjirokastër | 14/34 | Re diell shi rrufe |
| Sarandë | 18/31 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI