Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin”, tha Rama.

Rama ndau momente nga pastrimi i territorit në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi