SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Promovohet libri “Arbëreshët, midis realitetit dhe mitit” me autor Fatmir Toçin

Eshtë promovuar se fundi ne Tepelenë, libri “Arbëreshët” me autor prof. Fatmir Toçi, me nismen e Bashkise Tepoelene, Institutit të Librit dhe Promocionit dhe Shtepise Botuese “Toena”,Tirane,

Ne kete veprimtari te zhvilluar ne sallen e konferencave dhe ekspozitave te shtepise se kultures “M.Matohiti” moren pjese studjues, punonjes te kultures, artiste, qytetare te interesuar, mesues, nxenes te shkollave te mesme, etj,

Sipas organizatoreve , monografia voluminoze “Arbereshet”, fryt i nje puen dhjetravjeçare kerkimore e studimore ne terrenet arberore; hedh dritë mbi të pathënat dhe të panjohurat për gjakun Arbëror, të shtrirë në viset jugore të Italisë.

Sipas kesaj monografie , e para e ketij lloji ne vendint tone, hidhet drite për fuqinë e madhe (378 komuna, 55 të njohura zyrtarisht) të këtij komuniteti jo të vogël, që kanë mundur të ruajnë gjuhën e Skenderbeut, traditën doket e zakonet e pandryshuara, ashtu si më shumë se 600 vite me parë, nga koha e emigracionit.

Sipas specialistit te kultures dhe turizmit ne Bashkine e Tepelenes Alesander Toti, etnokultura arbereshe eshte një pasuri e rrallë e jona, e cila shpejt do të renditet në thesarin botëror të UNESCO-së.”/SARANDANEWS.AL///

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz të ulur
error: