Puna për ndërtimin e segmentit rrugor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, po vijon me ritme të larta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet për gërmimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 2.8 km dhe të gjitha veprat e artit të parashikuara në projekt. Sipas ARRSH-së, po kryhen punime për mbushjen e bazamentit të rrugës dhe realizimin e shtresës së stabilizantit.
Rruga Palasë-Dhërmi, 4.5 km e gjatë është një aks i rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të jugut. Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.
Aksi i ri do të zgjerojë segmentin aktual të kësaj gjurme dhe do ta përshtasë që të ketë akses me daljen e tunelit të Llogorasë. Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë. Rruga do të jetë e një kategorie të lartë për sa i përket sigurisë rrugore, ndërsa pritet të përfundojë në fillim të sezonit të ardhshëm veror.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI