Qeset plastike njëpërdorimshe do të ndalohen në Shqipëri prej ditës së nesërme, 1 qershor 2022.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u kujtoi qytetarëve mos të harrojnë asnjëherë të mbajnë me vete trastat e rrobës, ndërsa ndau momente nga aktivitetet sensibilizuese në këtë drejtim.“Thuaji qeseve jo, por trajsen me vete mos e harro”, u shpreh Kumbaro ndërsa ndau në rrjetet sociale disa momente nga shpërndarja e çantave shumëpërdorimshe në Tiranë, Fier, Përmet dhe Korçë.Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë ton në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.Në këtë kuadër, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI