Përmes të njëjtit vendim Gjykata e Posaçme dënoi me burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, por edhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia.
Hasa akuzohej nga SPAK për marrje ryshfeti në këmbim të pushimit të hetimit ndaj një të akuzuari për plagosje. Gjykata e fajësoi Hasën për “korrupsion” dhe e dënoi me 3 vjet burg, dënim që u ul në 2 vjet prej gjykimit të shkurtuar.

Ish-prokurori, i shkarkuar nga vetingu teksa ishte në paraburgim, nuk do ta vuaj këtë dënim në qeli, pasi gjykata e konvertoi në 4 vjet shërbim prove dhe i dha dritë jeshile daljes së Hasës nga burgu. Por akuza e SPAK ndaj Hasës për “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë” nuk bindi gjykatën, e cila i dha pafajësi.
Gjykata dha dënime me burg edhe për të pandehurit e tjerë të dosjes, ku më i rëndi ishte ai me 2 vjet burg ndaj Markelian Alinanit, i cili akuzohej për “ndikim të ushtrimit të jashtëligjshëm” tek zyrtarët e Prokurorisë së Sarandës.

Për të njëjtin episod u dënuan edhe të bashkëpandehurit e tjerë:
Emiliano Mirani: 1 vit e 6 muaj, Elsiona Papa: 8 muaj, Markelian Alinani: 2 vjet, Qerim Ruçi: 1 vit e 6 muaj, Julian Zera: 8 muaj, Bledar Hajredinaj: 1 vit 6 muaj, Napolon Hodaj: 1 vit 4 muaj
Ndërsa ish-oficeri i Policisë Gjyqësorë, Napolon Hodaj, i akuzuar për shpëtimin nga akuza të një të dyshuari për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje” u dha një dënim përfundimtar me 1 vit e 4 muaj burg. Për dy ish-zyrtarët e drejtësisë, Hasa e Hodaj, gjykata dha si dënim plotësues heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.///
Fajtorë u shpallën edhe Elsiona Papa e Emiliano Mirani, vëlla e motër të akuzuar për aferën korruptive ndaj ish-prokurorit Hasa, si edhe Qerim Ruçi e Bledar Hajredini, të akuzuar për paracaktim të rezultatit në ndeshjen Selenica-Përmeti. Të pandehurit e dosjes u zbuluan nga një hetim i SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës. Mbajtja në përgjim e të dyshuarve nxori në dritë episodet e korrupsionit në Prokurorinë e Sarandës.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI