Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me një vit e katër muaj burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi. Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohën kur ai ishte në krye të RTSH.
Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. SPAK kërkoi që Thoma Gëllçi të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar për të kërkohej cilësimi fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe dënimi me 1 vit e 8 muaj burg. Ndërsa për 3 anëtarët e KVO-së prokuroria kërkoi që të mbyllen në qeli për 12 muaj. Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishin kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit