Ana VANOVA
Bunkeri i ndodhur në zemër të qytetit të Sarandës, prej kohësh është kthyer në një atraksion turistik. Turistë të huaj shpesh ndalen dhe fotografojnë objektin pa e ditur ndonjë hollësi për kohën të cilës I ‘faturohet’ ky objekt fortifikimi .
Dikur nga sturkturat turistike të Bashkië u vendos një tabelës sinjalistike e cila, ishte si ishte, sot nuk ekziston më.

‘Memecllëku’ i këtij objekti, ne zemer te qytetit, dikur një ‘qendër zjarri” për të pritur sulmet e ‘armikut’ nga deti, mund të ‘flasë’ me gjuhën e sinjalistikës, nëse, aty pranë ndonjëherë, mund të kalojë ndonjë rrogëtar i turizmit dhe, dhëntë zoti, t’i shkojë në mendje se kjo pikë traktive, mund të ‘plotësohet’me nje tabelëz sinjalistike…….

Një sugjerim i lexuesit të këtij vëzhgimi, mundet edhe të zgjojë nga gjumi vëmendjen e menaxherëve të turizmit lokal./SARANDANEËS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI