SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Xha Remziu i Mesopotamit… ‘Protomiqtë i kisha minoritarë’

Nga Panajot BOLI

Sot në mengjes Xha Remziu, Remzi Shena  e soditi për herë të fundit fshatin e tij të dashur, Mesopotamin.

Aty nga veranda e bukur, me flladin e mengjesit.mbi kodër, ai çdo mengjes nuk ngopej me panoramën fantastike të ketij fshati të bukur, me të cilin u dashurua qe i vogël ,kur zbriti nga Progonati.Atehere kish zbritur pa pirë qumeshtin e nënës së tij , se nëna kish ikur në botën e engjejve. Më vonë një nenë e vertetë u bë Nazoja, qe e deshi si birin e saj. Remzi Shena, ky jetim, e kuptoi shpejt çfarë do të thotë dashuri njerezore, dhe këtë do ta falte shpejt te fshati i tij , te njerezit..Se bota e jetimit është e madhe dhe i ishte mbushur me humanizëm. Dhe ata qe e rrethonin ishin minoritarë.

Ai u bë shpejt aq i dashur për të gjithë. Mundimet, varfëria, rruga për në Delvinë te shkolla, nuk ia ndalen deshirën për dijet..Ishte edhe dashuria për tokën, dashuria e munguar e nënës, qe e bën të studjoj për teknik bujqesie. Dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim në të gjitha postet si drejtues, gjithmonë korrekt, punëtor dhe tolerant për ata qe punonin me të. Dorene ngrohtë te Remziut, e kishte gatuar shpirti i jetimit..

Ka me dhjetra raste qe tregojnë mesopotamitet dhe zona perreth. Dera e zyrës së tij ishte e hapur dhe dinin se Remziu do t’i mbronte, paçka se shumë herë i shpetoi ’kopaçeve’.të regjimit te kohes.

’Si të mos i doja këta njerez aq të mirë e bujarë. Keshtu i njoha minoritarët, mikpritës, të kulturuar, qe të falnin vetem respekt e dashuri. Unë protomiqtë i kisha minoritarë. Unë në Kostar, Velahovë, në Brajlat, Mesopotam e kudo e ndjeja veten si vëëlai i tyre’ . Keshtu më thoshte shpesh Xha Remziu. Se e kisha mik dhe s’kish kënaqësi të pije kafe me këtë njeri të mirë, me kulturë e dije. Dy stoli me të bukura qe mbante mbi supe ky njeri qe la gjurmë në Mesopotam e gjithë zonën ishin : humanizmi dhe dashuria për njerezit. Edhe kur i vdiq vëllai, katër fëmijët e tij ai i rriti me përkujdesje, i arsimoj dhe i ushqeu me vitytet me të mira të labit.

 Atyre sot u iku një engjell . Ashtu e kishin. Dhe ashtu do ta kenë

.. Karrigia në verandën e ‘djalit ‘ të tij Qemalit, sot ishte bosh. Xha Remziu nuk do të dale më të sodit fshatin e tij. As do të vijnë mesopotamitët të pijnë kafen dhe të ndërrojnë një muhabet. Iku në botën e engjejve

Sot Mesopotami humbi njeriun e mirë, labin nga Progonati, qe la gjurmë, qe i deshi aq shumë… dhe e deshen aq shumë./SARANDANEWS.AL///

error: