Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore jugore dhe të nxehta.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat më tepër të theksuara parashikohen në relievet malore në lindje të territorit.
Në malësitë e zonës së veriut nga orët e mesditës deri ato të pasdites parashikohen reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës dhe me rrahje deri në 5-7m/s. Deti forca 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/33 | Diell re |
| Kukës | 18/29 | Diell re shi lokal |
| Lezhë | 25/33 | Diell re |
| Dibër | 16/32 | Diell re shi lokal |
| Durrës | 20/33 | Diell re |
| Tiranë | 22/34 | Diell re |
| Elbasan | 21/34 | Diell re |
| Berat | 18/35 | Diell re |
| Vlorë | 19/33 | Diell re |
| Korçë | 16/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/32 | Diell re |
| Sarandë | 20/32 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI