Nga 2-4 qershor Bashkia Sarandë u prezantua në Edicionin e 4-t të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Mjedisit në ambientet e ExpoCity, Tiranë. Stenda u përfaqësua me një varg destinacionesh turistike, pjesë të trashëgimisë kulturore, historike e natyrore.

Pjesë përbërëse e promovimit ishte edhe turizmi malor e ai detar, ekoturizmi e agroturizmi, me të cilat u prezantua një paketë e plotë destinacionesh në Sarandë dhe rreth saj. Pavionet me logon Bashkia Sarandë tërhoqën vëmendjen dhe interesin e turoperatorëve dhe bizneseve vendase e te huaja, ku spikatën vende si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Sllovenia dhe Egjypti.

Sipas burimeve nga paneli i Sarandes ne kete Panair, pjesë e programit të Panairit ishin dhe takimet B2B, wokshope e takime me fokus turizmin e qëndrueshëm, ku me theks të veçantë u trajtuan sfidat për të zhvilluar turizëm gjithëvjetor. Stenda e Bashkisë Sarandë u përshëndet edhe zyrtare te Ministrise si Ornela Çuçi, zëvendësministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI