SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zjarri në Sazan, 61 efektivë në terren për neutralizimin

Në pyjet e ishullit të Sazanit në Vlorë te dielen ka rënë zjarr me të cilin po luftohet për ta vënë në kontroll.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se, që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në ishullin e Sazanit.

“Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”, njoftoi Peleshi në rrjetet sociale.

Po ashtu, ministri Peleshi bëri të ditur se terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.

Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.///

error: