Në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësorë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga procesi i pastrimit të mbeturinave me pajisjen teknologjike, teksa u shpreh se “pastrimi është civilizim”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Dy kontejnerët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendosur sot në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI