Leja e re e qarkullimit të automjeteve nuk do të ketë as vulë kolaudimi dhe as afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto elementë mungojnë ai është i pavlefshëm.
Leja e re e qarkullimit do të unifikojë të dhënat me certifikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.
Ajo përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.
Drejtuesit e mjeteve që kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi