-Avioni i Greqisë model “Canadair CL-415” ka nisur punën për të shuar zjarret në ishullin e Sazanit, që prej 4 ditësh është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Këto janë edhe pamjet e avionit që po vepron për të shuar nga ajri vatrat e zjarreve.\
Ky avion u dërgua nga Greqia pas kërkesës së palës shqiptare për t’i ardhur në ndihmë, pasi ishte e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Prej 3 ditësh, zjarrfikësit dhe dhjetra ushtarë kanë luftuar nga terreni për të shuar flakët.
Pavarësisht vendosjes nën kontroll të flakëve, vatrat e zjarrit riaktivizoheshin sërish. E për këtë arsye u pa e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për vizitë në Greqi, dhe kërkoi nga autoritetet greke ndihmë për përballimin e situatës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI