-Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj ditën e sotme, në Athinë, Greqi.
Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune, ndërsa porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje prandaj autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës, i cili nuk është gjendur në banesë.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit. Viktima është identifikuar si Miranda dhe është me origjinë nga Fieri.
Ndërsa autori i dyshuar ishte nga Bilishti i Korçës dhe kishte probleme me alkoolin. Zënkat mes çiftit ishin të shpeshta kohët e fundit, ndërsa ata jetonin pa leje qëndrimi në Greqi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI