-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është drejt mbylljes përfundimtare edhe loti 3 i rrugës së Lumit të Vlorës, një vepër e rëndësishme dhe e munguar për shumë vite e infrastrukturës turistike.Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky segment rrugor lidh zonë e lumit me bregun e detit në Qeparo, Borsh e Himarë.
“Ky lot lidh të gjithë zonën e Lumit të Vlorës me bregun e detit në Qeparo, Borsh e Himarë, që së bashku me lidhjen me Kuçin, Gusmarin dhe rrugët e zonës së Labërisë, të Nivicës, Salarisë deri në Tepelenë, do të bëjnë të mundur bashkimin dhe shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të ofertës turistike mal-lum-det”, nënvizon Kryeministri krahas pamjeve nga kantieri i këtij aksi rrugor.
Segmenti rrugor mundëson lidhjen e dy rrugëve nacionale dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.
Me një gjatësi investimi rreth 23 km, segmenti Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qeparo mbyll investimin që do të sigurojë përmirësimin e ndjeshëm të jetës së banorëve përgjatë fshatrave të Lumit Vlorë. Përfundimi i ndërtimit të rrugës, do të sjellë më afër qendrat e bashkive Himarë, Vlorë dhe Sarandë për të marrë shërbimet të gjithë banorët e zonave.
Të aksesueshme më lehtë si për këmbësorët dhe automjetet, tokat bujqësore do të kenë një vëmendje të shtuar duke nxitur prodhimin, tregtinë si dhe zhvillimin e agroturizmit. Në industrinë e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës do të sjellë më shumë lëvizshmëri, rrjedhimisht të ardhura përmes shkurtimit të distancave duke mbështetur zhvillimin e ekonomive lokale në destinacionet bregdetare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI