Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se sot ekonomia shqiptare është duke përjetuar një krizë të jashtëzakonshme konsumi, e cila vjen si rezultat i korrupsionit dhe i arrogancës qeveritare. Ajo shprehet se, rritja e çmimeve në zinxhirë ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por ajo që është më e rëndësishme e karburantit.
“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet. A nuk mendoni që do të ishte më mirë që sot fermerët, bizneset, familjet në nevojë të kishin një çmim më të ulët karburanti. Unë mendoj se përgjigjja është e thjesht. Përgjigjja qëndron në korrupsionin dhe arrogancën dhe paaftësinë e qeverisë për të dalë nga kjo krizë dhe për të ndihmuar shqiptarët”, tha ajo.
Sipas Tabakut, shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. “Bordi Oligarkisë i karburantit dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. Pse?Pasi kur hedhim karburant në makinën tonë 60% e çmimit për litër janë taksa. Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve. Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit për makinat sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet. Do të kishim karburant më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë për të shpenzuar”, shprehet ajo.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.