SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve, kaloi në heshtje. Në Sarandë, ka ende fëmijë që lypin rrugëve

Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve kaloi në heshtje, pa shumë aktivitete publike dhe ndërgjegjësuese. Nderkohe, në Sarandë, ka ende fëmijë që lypin rrugeve .

Kjo dukuri behet me e pranishme me nisjen e sezonit turistik veror sikunder po ndodh. Nga nje vezjhgi ne terren del se perveç banoreve te pakicave rome nga uka, ne rruget e Sarandes ka edhe te tjere qe mberrijne nga qytete te ndryshme të vendit.

Lidhur e dukurine e punes se fëmijeve ditet e fundit edhe institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit i ka ftuar të gjithë institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit të biznesit ti thonë Ndal Shfrytëzimit të punës së fëmijëve. Puna që kryejnë fëmijët, sidomos format më të këqija të saj, janë një ndër shkeljet më të përhapura të të drejtave të tyre.

Shfrytëzimin i miturve në punë është një vepër penale dhe i mohon fëmijërinë moshave të reja. E drejta kryesore e fëmijëve është: E drejta per barazi dhe mosdiskriminim: të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta. Asnjë prej tyre nuk mund të diskriminohet për shkak të gjinisë, racës, fesë, etnisë, gjuhës, gjendjes ekonomike, arsimore dhe sociale. T’i themi – Jo Punës së Fëmijëve!-ka qene apeli i fundit i institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit/sarandanews.al///

error: