Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.
Në këtë mënyrë (ashtu siç u kuptua edhe më lartë) moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI