Pas shume viteve, rikthehet kërkesa e Korfuzit helen për t’u furnizuar me ujë nga Shqipëria pikerisht nga Burimet e Syrit te Kalter.
Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.
Lajmi, i cili është publikuar në portalin grek ERT NEWS dhe mban datën 26 maj të këtij viti, i referohet deklaratës së Machimaris, që flet për një marrëveshje me vendin tonë për transferimin e burimit të Syrit të kaltër drejt Greqisë. “Duke marrë parasysh si zhvillimet ashtu edhe situatën aktuale në vitet në vijim, do të përballemi me krizën e ujit, një krizë që zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite radhazi.
Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne paraqesim një propozim/memorandum teknik të furnizimit me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë parasysh dhe duke shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimet ekzistuese si ai i Politeknikut (1991), të cilat mund të përditësohen në të dhënat aktuale”, deklaroi Machimaris.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI