Bashkia e Sarandes, permes nje urdhëri stinor te Kryebashkiakut qe zakonisht prej vitesh del para 1 korrikut , ka disiplinur oraret e punimeve ne arkun kohor prej 1 korriku deri më 30 shtator.
NJOFTIMI. URDHËR, Nr. 124, Datë 21.06.2022
PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2022 – 30 SHTATOR 2022.
Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2022,
Përjashtohen: Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.
Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.
Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm Nr. 310 Datë 01.04.2019, paragrafi 2, kapitulli” Detyrat e Task- Forcës” pika 2 dhe 3.
Orari i furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të shërbimit do të jetë:
Me automjete mbi 3.5ton në oraret 24:00 – 06:00.
Me automjete deri në 3.5ton në oraret 24:00-06:00 dhe 13:00 – 15:00.
Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.
Urdhëri Nr. 82, Datë 21.06.2021, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.
Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2022 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat