Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Kuvend se për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u dha një zonë e mbrojtur.
“Këtu është dhe ministrja e Mjedisit për aeroportin e Vlorës. Kam komunikuar dhe kam kërkuar sqarim për aeroportin e Vlorës. Shqetësimi i parë për mua është shkelja e marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit, ku me një garë i është dhënë një kompanie, me lidhje pranë kryeministrit, që ndërtoi edhe spitalin e Fierit. Si shpërblim mori një kontratë koncesionare në aeroportin e Vlorës”, tha Tabaku.
“Shqetësimi që ekziston është që një zonë e mbrojtur, e gjitha, u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, po kafshohet dhe aeroporti i Vlorës, pa pasur asnjë konsultim. Në kontratën koncesionare përsipër të gjithë riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, qeveria do të kompensojë kompaninë. Qeveria nuk pyet, e ka shkeljen e ligjit si gjë të lehtë. Kjo aferë korruptive duhet të ndalojë menjëherë!”, tha Tabaku.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI