Presidenti Ilir Meta përshëndeti votimin nga parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, “i hap rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona”.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, tha Meta.
Parlamenti bullgar i dha mandat sot Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI