Ishulli i Tongos në Sarandë është një tjetër thesar i ‘fshehur’ për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij ishulli në rrjetet sociale ku ajo që bie në sy është ndërthurja magjike mes të gjelbrës së natyrës dhe të kaltrës së detit të Jonit.
“Pothuajse i pazbuluar nga turistët, ishulli i Tongos në Sarandë është një copëz parajse në Jon, me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë”, shkruan Rama.
Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit tërheq turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI