SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Evropa në epokën pa Zeus

Nga Pirro NACI

Si ndryshojnë gjërat…! Njëherë e një kohë, kur ne ‘’kërkonim’’ Evropën, ajo kishte marrë ‘’arratinë’’ dhe herë herë na ‘’shkelte’’ syrin…Ne derdhnim lot, na dhimbte, ëndërronim për të…

Sot që e kemi ‘’gjetur’’ dhe jemi mes saj, bën sikur s’na shikon, sikur s’na dëgjon, sikur s’na njeh, sikur jetojmë në një epokë e planet tjetër…Na rropati dhe na lodhi duke vrapuar në çdo cepë të saj, duke bërtitur dhe ulëritur – ‘’Jemi tanët, jemi si ju, jemi nga i njëjti ‘’gjak’’…Të pa ‘’mëshirshëm’’ këta evropianët…Mund të mos e kenë ‘’lexuar’’ historinë, por të paktën nuk kanë dëgjuar mitologjinë…?! Marrëdhëniet tona historike shumë të largëta me Europën. Fillojnë nga një mit i lashtësisë, të ciklit Thebian dhe ka vazhduar ndër shekuj. Madje në ambjentet e saj në Parlamentin Europian në Starsburgt, ndodhet një vepër arti, ‘’Rëmbimi i Europës’’,që ka lidhje me këtë mit.

Ç’farë thotë miti?… Evropa pas rrëmbimit nga Zeusi-buall zemëroi gjithë familjen Mbretërore që jetonte në Tyre të Libanit në brigjet e Phoenix-Finike. Mbreti Agenor dërgoi të gjithë vëllezërit e saj për ta kërkuar e për ta gjetur. Njëri prej tyre kishte me vete edhe nënën, Telephassën. Ai ishte Kadmium. Heroi që mitet ishin të përhapura në të gjithë Mesdheun, në Azinë e Vogël, në Iliri, dhe në Afrikë… Vëllezërit dhe Kadmium duke u ropatur në kërkim kuptuan se ishte shumë e vështirë për ta gjetur. Ajo ndryshonte vendndodhjen vazhdimisht. Vëllezërit e Kadmusit i braktisën përpjekjet dhe lanë të vetëm atë. Ai mori rrugën për në orakullin e Delphit për një vegim, dëgjim,për një ëndër profetike.

Delphi njihet nga lashtësia si ‘’kërthiza’’ e tokës. Aty e këshilluan ta ndërpresë kërkimin e motrës dhe të themelonte një qytet. Ndoshta kështu mund ti kthehej Evropa pa shumë përpjekje e mundime…. Gjatë rrugëtimit Kadmiu u martua me Harmoninë, vajzën e Zeusit dhe të Elektrës. Në këtë festë për herë të parë morën pjesë perënditë së bashku me njerëzit. Pas dasmës Kadmium dhe Harmonia nuk rreshtën duke kërkuar Evropën por edhe duke krijuar qytete të reja. Në fund të jetës lanë fronin dhe shkuan tek Enkelejt. Sipas orakullit ata ishin një fis dhe bashkësi që nuk mundën të fitonin fiset fqinjë, por vetëm në se do të kishin për prijës Kadmium. Me në krye Kadmium ata dilnin fitimtar dhe zgjeronin hapësirat. Në këtë vend Kadmium dhe Harmonia lindën fëmijën e fundit që e ‘’pagëzuan’’ dhe i dhanë emrin ILIR ndësa tokës ILIRIA. Ky është edhe fundi i njërit prej miteve të lashtësisë për Kadmiun dhe Evropën. …Kadmiu në një variant tjetër mitik ndoqi gjurmët e demit që kishte rrëmbyer motren, Europën, por gjatë udhëtimit u kap rrob dhe u mor nga Zeusi në fushatën kundër gjigandit Typhona. Zeusit i kishte marë nervat Typhona dhe ai humbte çdo betejë. Kadmiu mësoi ti binte harpës, dhe magjepsi me meloditë e saj gjigandin Typhon. Ju lut Typhonës dhe mundi ti marë përsëri nervat e Perëndisë Zeus, nën preteksin se do ti përdorte në vend të telave për harpën e tij. Typhona ja dha, por Kadmiu ja ktheu Perëndisë.

Qysh atë herë Zeusi arriti të fitonte betejat së bashku me Europën…. Ndoshta mitet ishin përralla dhe gënjeshtra që thoshnin të vërtetën..!? Mitologjia është në fakt historia e lashtë e popujve që jetuan në tokën e cila më vonë mori emrin Evropa . Kjo tokë mbart para-historinë e koduar të saj. Një nga këto ‘’kode’’ e kanë edhe pasardhësit e Ilirëve!

Vetëm për nderin e këtyre kodeve dhe pa folur për përpjekjet e 30 viteve të fundit, kemi edhe një detyrim…Nuk e di se çdo të bëjë Evropa me ne këto ditë e këto javë apo muaj e ndoshta edhe vite të tjera, po ne duhet të bëjmë ‘’detyrën’’. Një dhuratë, në skulpturë, për ambjentet e Parlamentit Evropia, në ‘’kërthizën’’e Evropës, një harpë të madhe, ose harpën e Kadmius. Simbol i një ‘’melodie’’ që i mungon Evropës…Ndoshta harpa do ti ‘’kujtojë’’ evropianëve të mbledhin ‘’nervat’’ dhe ‘’trutë’’ për ti bërë tela melodjozë në të mirën e popujve të saj por edhe si një lejtmotiv për betejat e reja që presin Evropën në epokën pa Zeus.

Ndoshta në Samitet e ardhshëm, Edi Rama, mund t’i kursejë edhe ato 3 minutat Charles Michelit duke zëvëndësuar fjalimin e tij, me shpërndarje dhuruatash tek të ‘’zotët e shtëpisë’’ me Harpën e Kadmius ..///sarandanews.al///

error: