Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës përfundoi një udhëtim të jashtëzakonshëm nëpër Shqipëri këtë fundjavë, duke ndaluar në qytetin e trëndafilave, Përmet, dhe në bazë të kërkesave të shumta, në Gjirokastër.
Ishte një muaj mahnitës vizitash në kaq shumë qytete të mrekullueshme në Shqipëri, theksoi Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

Ambasada falënderoi të gjithë ata që u bashkuan për të mësuar më shumë për Këndet Amerikane, programet rinore, mundësitë për arsimin dhe Rrjetin e ri Digjital Rinor të Ambasadës.



“Falenderime të veçanta për z. Roland Hysi dhe znj. Sara Bala nga Special Olympics Albania, të cilët drejtuan një diskutim me të rinjtë në Përmet rreth angazhimit sportiv, për basketbollistët e Kombëtares të Shqipërisë dhe ekipin e të rejave të Përmetit për një ndeshje gjallëruese basketbolli, si dhe për kërcimtarët folklorikë dhe violinistët të cilët ndanë kulturën e tyre me ne”, nënvizoi Ambasada.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje