SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sajadhë. Greqi. Synonte nga Konispoli kalimin ilageal për Shqipëri, humbet jetën kiliani 20-vjeçar

Synonte nëpërmjet zonës kufitare të Konispolit kalimin ilageal për në Shqipëri, por ka humbur jetën një i ri kilian 20-vjeçar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Sajadhës në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, kur në rrethana ende të pa ditura, një turist nga Kili u gjet i vdekur në një greminë. Më herët shoku i tij kishte njoftuar një kalimtar të rastit për aksidentin e ndodhur.

Sipas policisë greke, dy 20-vjeçarë me shtetësi kiliane po kalonin ilegalisht në kufi, pasi sipas deklaratës që bënë para agjentëve, nuk kishin para për të paguar autobusin ndaj dhe zgjodhën rrugën më të shkurtër për të hyrë në Greqi.

Ata kaluan në zonën e Konispolit dhe nëpërmjet një monopati hynë në territorin grek. Gjatë ecjes në një monopat të ngushtë mbi një greminë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi 150 metrash duke gjetur vdekjen në vend.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Filatit, ndërsa policia lokale ka hapur një hetim lidhur me rastin.///

error: