SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

OPINION. Humbje kohe…Më ke borxh një orë të humbur.

Nga Mihal DHIMA

Nga ora 17 deri ne oren 18 vendosa dhe degjova me vemendje Kryeministrin ne takimin e tij me drejtuesit e Partise socialiste..

E filloi rrefimin e tij me varrezat e partive simotra …si u ngriten dhe si humben..si fituan dhe pse u fyshken.. por jo Partia socialiste e Shqiperise e cila mund te fitoje jo vetem edhe nje mandat tjeter por edhe shume te tjere…

Vazhdoi me ngritjen e makines elektorale ne vitin 2011 e cila e coi ne fitore dhe i meshoi sukseseve te medha te arritura ne kater mandate…

Tani mendova…si cdo Parti serioze dhe udheheqes i pergjegjshem do te flase per mosrealizimet..premtimet e pambajtura ..shkaqet objektive dhe subjektive te mosrealizimeve ..kur nje Parti deshton ne misionin e saj kryesor qe eshte rritja e pandalshme e mireqenies se popullit..zhvillimi i ekonomise dhe mbrojtjes se vendit…arsimi e kultura……

Humba kohen kot…Ai i meshoi idese se kuajt nuk ndrohen ne mes te rruges ( kupto ndrimin e kryeministrit) dhe vecanerisht tani qe dyert e Evropes jane hapur pash me pash e mezi presin te na terheqin brenda….

Te gjithe mbanin shenime…megjithse jua kishte dorezuar edhe me shkrim..e shikonin ne sy dhe mernin zjarr nga zjarri i pashuar i Partise..

Se fundi u foli per rolin e bisedes me njerezit…u foli per shume analiza shkencore te kryera. ( e une nuk kuptoja per cfare shkence fliste kur qe ne kohen e Marksit aksioma e vetme ishte ” nje bisede vlen sa dhjetra leksione..)

Nejse..konkluzioni ishte tu kthehemi punes me njerezit..tu pergjigjegjemi letrave te popullit..kritika dhe autokritika..empatia..hallet e njerezve….blla..blla..blla..

Me ke borxh nje ore te humbur…///

error: