SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD: Amnistia fiskale nuk është për emigrantët e ndershëm

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u shpreh sot në një deklaratë për shtyp se ligji i amnistisë fiskale nuk është për emigrantët e ndershëm.

‘Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve. Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Evropë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliardë euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliard janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca”, tha Garo.

“Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10 %”, u shpreh Garo.

“PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista. Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Evropian”, theksoi Garo.///

error: