Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se dhe për ditën e premte, vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit.
Vranësirat e dendura në relievet malore në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 7-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 20 deri 36°C
në zona e ulëta 19 deri 40°C
në zona bregdetare 21 deri 37°C
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI