Puna për ndërtimin e segmentit rrugor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, po vijon me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ndërtimi i urës së Palasës, ku po punohet për montimin e trarëve. “Kantieri i ndërtimit të aksit Palasë-Dhërmi, ku po punohet për Urën e Palasës, një vepër e rëndësishme e infrastrukturës, e cila është në fazën e montimit të trarëve dhe realizimit të shtresës së stabilizantit”, u shpreh Kryeministri Rama në rrjetet sociale.


Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet për e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi dhe të gjitha veprat e artit të parashikuara në projekt. Rruga Palasë-Dhërmi, 4.5 km e gjatë është një aks i rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të jugut. Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara. Aksi i ri do të zgjerojë segmentin aktual të kësaj gjurme dhe do ta përshtasë që të ketë akses me daljen e tunelit të Llogorasë.
Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë. Rruga do të jetë e një kategorie të lartë për sa i përket sigurisë rrugore, ndërsa pritet të përfundojë në fillim të sezonit të ardhshëm veror.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI