SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mandarinat zënë 65% të prodhimit të përgjithshëm të agrumeve

Shqipëria renditet një ndër prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.

Sipas treguesve të publikuar së fundi nga INSTAT, prodhimi i përgjithshëm i agrumeve në vendin tonë gjatë vitit 2021 arriti në 50.485 tonë. Krahasuar me një vit më  parë prodhimi i agrumeve shënoi një rritje prej 2,61%.Statistikat tregojnë se, rreth 65,04% të prodhimit gjithsej të agrumeve e zënë mandarinat.

Në grupin e agrumeve, mandarinat janë fruti më fitimprurës në eksportet bujqësore shqiptare.

Në 10 vitet e fundit prodhimi i mandarinave është 40-fishuar, falë investimeve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, mirorganizimin e fermave që po funksionojnë si kooperativa në rajonin jugor të vendit dhe implementimin e teknologjive të avancuara.Prodhuesit e këtij sektori eksportojnë kryesisht në vendet e rajonit, ndërsa synojnë të zgjejrojnë tregjet drejt BE-së duke rritur cilësinë.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po sheh mundësinë e zgjerimit të skemave mbështetëse për investime të reja në kapacitetet frigoriferike që vlerësohen të rëndësishme për uljen e ofertës së lartë në treg, në kulmin e prodhimit dhe për të konsoliduar ofertën për shtrirje më afatgjatë të eksporteve.

Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 64,41% (32.518 tonë).///

error: