– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të vijojë të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Parashikohet që vranësirat të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave. Hera-herës këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike si dhe intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-8m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/38 | Re diell |
| Kukës | 19/37 | Re diell shi |
| Lezhë | 23/38 | Diell |
| Dibër | 18/36 | Re diell shi |
| Durrës | 22/37 | Diell |
| Tiranë | 26/38 | Re diell |
| Elbasan | 22/39 | Re diell |
| Berat | 20/39 | Re diell |
| Vlorë | 23/37 | Diell |
| Korcë | 19/34 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 19/38 | Re diell |
| Sarandë | 22/36 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI