Gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur një ditë me parë përpara godinës së kryeministrisë, për të protestuar në mbështetje të gazetarit Klevin Muka, i cili u ndalua të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar, dhe me ngjitës në gojë për të treguar në mënyrë simbolike kufizimin e lirisë së medias gazetarët kanë shprehur kështu mbështetjen për kolegun e tyre, i cili u dënua nga kryeministri që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.

“Zoti kryeministër çfarë pyetje t’ju bëjmë” është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror