Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane e relativisht të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Hera-herës vranësirat deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore të vendit.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike dhe intensitet deri mesatar. Masa ajrore të nxehta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/36 | Diell re |
| Kukës | 19/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/35 | Diell |
| Dibër | 18/30 | Diell re shi |
| Durrës | 24/33 | Diell |
| Tiranë | 26/36 | Diell re |
| Elbasan | 21/37 | Diell re shi |
| Berat | 22/37 | Diell re |
| Vlorë | 24/33 | Diell re |
| Korçë | 18/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/35 | Diell re |
| Sarandë | 22/32 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat