Temperaturat e larta që kanë përfshirë të gjithë Evropën, po ndihen gjithmonë e më shumë në Greqi, ku ‘lufta’ me zjarret po bëhet gjithmonë e më e vështirë.
Mediat vendase e përshkruajnë situatën si “ferri në tokë”, teksa në Argilos një zjarr vijon të jetë aktiv prej ditës së djeshme. Zjarri është përhapur në mënyrë të pakontrolluar, duke kërcënuar shtëpi dhe njësi hoteliere në këtë zonë turistike.
Edhe pse zjarrfikësit arritën të frenonin një pjesë të flakëve para se të errësohej, mjaftoi një shpërthim pranë një hoteli në zonë për të shkaktuar frikë dhe panik. Pamjet dhe videot që kanë dalë në dritë janë vërtet tronditëse, me zjarrin që shkrumbon totalisht hotelin///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi