Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e pasdites vonë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/36 | Diell pak re |
| Kukës | 17/31 | Diell pak re |
| Lezhë | 22/35 | Diell pak re |
| Dibër | 15/30 | Diell pak re |
| Durrës | 20/35 | Diell pak re |
| Tiranë | 22/36 | Diell pak re |
| Elbasan | 23/37 | Diell pak re |
| Berat | 17/37 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/35 | Diell pak re |
| Korçë | 16/30 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell pak re |
| Sarandë | 20/32 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi