Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Në orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jugpërëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Në zonën e qendrës dhe veriut në periudha jo afatgjata reshjet me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut vijojnë me intensitet të ulët në ultësirën perëndimore ndërsa në verilindje dhe juglindje reshje shiu me intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet intensive deri ne 12-15m/sek duke filluar ne oret e pasdites. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/29 | Re shi |
| Kukës | 17/24 | Re shi |
| Lezhë | 22/30 | Re shi |
| Dibër | 15/25 | Re shi |
| Durrës | 20/30 | Re shi/stuhi |
| Tiranë | 21/29 | Re shi/ stuhi |
| Elbasan | 21/30 | Re shi/ stuhi |
| Berat | 17/30 | Re shi/ stuhi |
| Vlorë | 21/29 | Re shi |
| Korçë | 16/23 | Re shi/ stuhi |
| Gjirokastër | 16/29 | Re shi |
| Sarandë | 18/27 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI