Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë dhe intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/31 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 12/26 | Diell re |
| Lezhë | 17/29 | Diell re kalimtare |
| Dibër | 11/27 | Diell re |
| Durrës | 16/32 | Diell re kalimtare |
| Tiranë | 16/32 | Diell re kalimtare |
| Elbasan | 17/33 | Diell re |
| Berat | 13/33 | Diell re |
| Vlorë | 15/32 | Diell re kalimtare |
| Korcë | 11/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/31 | Diell re |
| Sarandë | 15/31 | Diell re kalimtare |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi