Në klasën e parë mund të regjistrohet edhe një fëmijë 5 vjeç me kushtin që ditëlindja e gjashtë të jetë brenda 31 dhjetorit të atij viti. Është ky propozimi i Ministrisë së Arsimit, hedhur për konsultim publik.
Ky propozim sipas institucionit hartues të projektligjit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve. Nëse nisma merr pëlqimin e grupeve të interesit, do i kalojë më pas për shqyrtim në Parlament. Ndryshimi tjetër që propozon ministria është mos lejimi në arsimin parauniversitar i asnjë mësuesi apo punonjësi, të dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të miturit.
Të tilla propozime vijnë pas rasteve të përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale që mësuesit kanë kryer me të mitur.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi