Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti reagoi sot lidhur me raportin e OKB-së dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara.
Në një deklaratë për shtyp, Teliti tha se “sipas një raporti të OKB-së, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej”.
“Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli. Në linjë me sugjerimet e OKB, Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve. Kërkojmë në mënyrë urgjente: Një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore; subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës dhe shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 lekë/litër mbi karburantin”, nënvizoi Teliti.
Teliti tha se “pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI